Mahmoud Barakat
09 Prill 2019•Përditësim: 09 Prill 2019
Parlamenti i Algjerisë të martën ka emëruar Abdelkader Bensaleh, kryetarin e Këshillit të Kombit të Algjerisë (dhoma e lartë e parlamentit), si president të përkohshëm, duke zëvendësuar ish presidentin Abdelaziz Bouteflika i cili javën e kaluar dha dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky veprim vjen pas mbajtjes së seancës së përbashkët nga dhoma e lartë dhe e ulët e parlamentit për të zbatuar Nenin 102 të Kushtetutës së Algjerisë.
Neni kushtetues thotë se në rast të dorëheqjes apo vdekjes së presidentit, kryetari i kuvendit duhet të marrë autoritetin ekzekutiv për një periudhë 90-të ditore gjatë së cilës mund të mbahen zgjedhje presidenciale.
Në mbledhjen e së martës morën pjesë 470 deputetë nga gjithsej 487, sa është numri i përbashkët i deputetëve të dy dhomave të parlamentit.
Javën e kaluar, Bouteflika dha dorëheqje pas protestave që kërkonin largimin e të gjithë zyrtarëve që ndërlidhen me regjimin e ish presidentit.