Ruslan Rehimov
03 Tetor 2020•Përditësim: 04 Tetor 2020
Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev njoftoi se flamuri i Azerbajxhanit është vendosur në vendbanimin e pushtuar Madagiz, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Sot, flamuri i Azerbajxhanit u vendos në Madagiz. Madagizi është i yni. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në median sociale.
Në operacionin e nisur nga ushtria azerbajxhanase për të çliruar territoret e vendit nga pushtimi armen, dje u morën nën kontroll lartësirat strategjike përreth qytezës Madagiz në provincën Agdere.