Kasım İleri
25 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
WASHINGTON (AA) - Anadolu Agency (AA) bëhet me hapësirën e saj në press-qendrën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon).
Përpos AA, hapësirë në press-qendrën kanë fituar edhe media të tjera si Breibart, Al Jazeera, "Washington Times", US World News...

Në press-qendrën e Pentagonit hapësirat e tyre i kanë kanalet televizive CNN, ABC, NBC, FOX News, agjencitë Reuters, AFP, Associated Press, gazeta "New York Times", "Washington Post" dhe "Wall Street Journal".
Në fundin e hapësirës të ndarë për përfaqësuesit e mediave ndodhen edhe zyrat e mediave të të gjitha komandave të Pentagonit, përkatësisht zëdhënësve të tyre.
Në hapësirën që është ndarë për AA janë ekspozuar edhe botimet e AA-së "Almanah 2016", pastaj "Tentimi i grusht shtetit ushtarak nga minuta në minutë" dhe "Istanbul Photo Award".