Mücahit Aydemir
07 Shkurt 2020•Përditësim: 09 Shkurt 2020
Në prag të 100-vjetorit të themelimit dhe në kuadër të risive që ka sjellë në sektorin mediatik, Anadolu Agency (AA) ka filluar me audio-transmetime podcast.
Agjencia ka nisur transmetimet podcast nën markën "Anadolu Ajansı Podcast", aktualisht vetëm në gjuhën turke, me programin "Analiza" të përgatitur nga kuadri i gazetarëve me përvojë dhe nga ekspertët, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe me programet e tjera të titulluara "60 sekonda sot" dhe "Ora e agjencisë".
Audio-transmetimet mund të gjenden përmes aplikacioneve Spotify, Apple Podcasts, Google Podcasts, SoundCloud dhe Castbox dhe janë të qasshme pa pagesë në smartfona dhe kompjuterë personalë. Po ashtu, transmetimet podcast mund të dëgjohen edhe në seksionin e titulluar "Podcast" në faqen e internetit të agjencisë.
Ndryshe, transmetimet podcast, bashkim i fjalëve "pod" dhe "broadcast", njihen si lloj audio-transmetimi të aktiviteteve dhe programeve të përgatitura në tema të ndrysme, siç janë leksionet arsimore, performimet artistike apo lajmet.
Transmetimet podcast mund të dëgjohen në çdo kohë nga përdoruesit dhe mund të shkarkohen lehtë për shkak të madhësisë së vogël të skedarëve.