Dejan Maksimoviç
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Një person ka humbur jetën, katër të tjerë janë plagosur, pasi një automjet hyri në kafeterinë “Costa” në qytetin Westerham në rajonin Kent të Anglisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Automjeti i llojit Audi, në të cilin ndodheshin dy pasagjerë, sot rreth orës 10:30 sipas kohës lokale hyri në kafeterinë në rrugën frekuentuese Westerham.
Nga ambulanca South East Coast njoftuan se një grua e moshës 60-vjeçare ndërroi jetë. Katër persona janë plagosur rëndë, dy prej tyre janë transferuar në spitalin St. George në Londër, ndërsa dy të tjerët në Princess Royal në Farnborough.
Sipas informacioneve të mediave lokale, besohet se dy personat nga automjeti janë mes katër të lënduarve rëndë. Dëshmitarët e fatkeqësisë theksojnë se në momentin e goditjes së automjetit në kafeterinë u dëgjua një zhurmë sikur të ishte shpërthim. Thuhet se makina më herët është parë duke parakaluar një automjet tjetër me shpejtësi të madhe.
Nga policia në rajonin Kent, në Anglinë jugperëndimore, konfirmuan se për fatkeqësinë janë informuar në ora 10:32 sipas kohës lokale dhe se në rrjedhë është hetimi.