Dejan Maksimoviç
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Një grua e cila ka punuar në restorantin e shkollës për shpërndarjen e shujtave ushqimore, u përjashtua nga puna pasi një nxënësit 12-vjeçar, i cili nuk kishte të holla, i dha një shujtë falas, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i shkollës Irving në Pocatell, në shtetin federal amerikan Idaho, pasi e dërguan në pushim graun e njoftuan me shkrim se ka mbetur pa punë.
Dalene Bowden, gruaja e cila punonte në shkollën Irving, u ofrua të pagujë 1.70 dollarë aq sa kushtonte shujta, gjë të cilën vëzhguesi e refuzoi. Andaj, Bowden planifikon të kërkojë këshillin juridik, theksojnë mediat lokale.
“Kam shkelur rregullat, por u ofrova të paguajë atë shujtë. Nuk mendoj se kam merituar të mbetem pa punë”, konsideron Bowden.
Rrëfimi për Bowden fitoi publicitet të madh. Raushelle Goodin-Guzman, e cila theksoi se nuk e njeh Bowden, ngriti online peticion që ajo të kthehet në punë. Deri më tani peticionin e kanë nënshkruar 35 mijë persona.