Bedrudin Brlyavac
12 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
SARAJEVË (AA) - Federata Angleze e Futbollit para ndeshjes me Skocinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 ka kërkuar nga FIFA që të lejojë mbajtjen e shiritave të zi me një lulekuqe në të si simbol për nder të viktimave të Luftës së Parë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
FIFA ka refuzuar kërkesën e Federatës Angleze, por megjithatë lojtarët e përfaqësueses së Anglisë mbrëmë në Wembley u futën duke mbajtur simbolin e lulekuqes.
Të njejtën gjë vepruan edhe lojtarët skocezë, sepse tradicionalisht në nëntor nderojnë viktimat e Luftës së Parë Botërore, për shkak se më 11 nëntor të vitit 1918 u nënshkrua armëpushimi.