Ekip
16 Korrik 2021•Përditësim: 16 Korrik 2021
Ndeshja e basketbollit midis SHBA-së dhe Australisë e planifikuar të premten në mbrëmje në Las Vegas është anuluar për shkak të protokolleve shëndetësore dhe të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
USA Basketball citoi "një bollëk paralajmërimesh" në marrjen e vendimit të enjten mbrëma. Loja në kategorinë e grave të SHBA-së kundër Australisë do të luhet siç është planifikuar të premten në Las Vegas.
Vendimi për anulimin e ndeshjes erdhi disa orë pasi ylli i Washington Wizards, Bradley Beal u përjashtua nga Lojërat Olimpike pasi u vendos në protokollet e shëndetit dhe sigurisë. Ekipi gjithashtu tha se sulmuesi i Detroit Pistons, Jerami Grant gjithashtu ishte në protokollet e shëndetit dhe sigurisë për "bollëk paralajmërimesh".
Ishte planifikuar që SHBA-ja të luajë ndaj Spanjës të dielën para nisjes për në Tokio, me ndeshjen e tyre të hapjes kundër Francës të caktuar për 25 korrik.
SHBA-ja humbi në dy ndeshjet e hapjes ndaj Nigerisë dhe Australisë dhe mundi Argjentinën në natën e tretë të martën.