Muhammet Tarhan
16 Korrik 2021•Përditësim: 16 Korrik 2021
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, i cili ndodhet në Tashkent për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë "Azia Qendrore dhe Jugore: Lidhshmëritë, sfidat dhe mundësitë rajonale", në një deklaratë nga Twitteri tha se ka zhvilluar një takim me homologun e tij kinez.
Kryediplomati turk theksoi se me homologun e tij kinez kanë ndjekur çështjet që presidentët e dy vendeve kanë diskutuar në bisedën e tyre të fundit telefonike.
Në bisedën telefonike që presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi me presidentin kinez Xi Jinping më 13 korrik, u diskutua për zhvillimet rajonale dhe hapat që do të zhvillojnë marrëdhëniet Turqi-Kinë kryesisht për tregtinë, investimet, energjinë, transportin dhe shëndetësinë.