Hamdi Yıldız
13 Prill 2022•Përditësim: 13 Prill 2022
Arabia Saudite dhe SHBA-ja janë duke zhvilluar bisedime për bashkëpunim ushtarak për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, komandanti i Komandës Qendrore të Marinës Amerikane (NAVCENT) admirali Charles Cooper është takuar me kreun e Shtabit të Përgjithshëm të Arabisë Saudite, Fayyadh Al Ruwaili.
Në takimin e zhvilluar në selinë e shtabit në kryeqytetin saudit Rijad, morën pjesë edhe komandanti i Forcave Detare të Arabisë Saudite zëvendësadmirali Abdullah Al-Gufayli si dhe zyrtarë të lartë nga të dyja vendet.
Në takim janë trajtuar temat e bashkëpunimit mes forcave detare të SHBA-së dhe atyre saudite si dhe temat e rëndësisë së përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Në lajm nuk bëhet e ditur se kur ka ardhur në Rijad komandanti amerikan dhe sa do të qëndrojë në vizitë.