Nuri Aydın
13 Prill 2022•Përditësim: 13 Prill 2022
Gjashtë trupa të pajetë u gjetën përgjatë rrugës në Zacatecas të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria tha se trupat e 5 burrave dhe një gruaje u gjetën përgjatë rrugës në rajonin Pinos. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por është konstatuar se trupat janë sjellë nga një anë tjetër.
Policia ka nisur një kërkim të gjerë në zonë. Viktimat besohet se janë vrarë në një përleshje mes bandave Jalisco dhe Sinaloa.
Komisioni për kërkim i Meksikës tha se nuk ka asnjë informacion për 94.500 persona që llogariten si të zhdukur në këtë vend.