Hamdi Yıldız
09 Mars 2020•Përditësim: 09 Mars 2020
Në Arabinë Saudite ka filluar gjykimi për anëtarët e Lëvizjes së Hamasit palestinez dhe jordanez të cilët ndodhen nën arrest në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasim në një deklaratë për AA tha se është shumë për të ardhur keq që autoritetet saudite kanë arrestuar dhe i kanë dërguar në gjykata kuadrot e udhëheqjes palestineze.
"Ky zhvillim dënohet nga Hamasi", tha Qasim duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.
Abdel Majed Al-Khudari lidhur me vëllain e tij, Muhhammad Al-Khudari (81) që u gjykua dje në Gjykatën penale të Arabisë Saudite tha se vëllai i tij më i madh është në kuadrin drejtues të Hamasit dhe se ai është arrestuar që nga 28 prilli 2018.
Ai ka vënë në dukje se bashkë me vëllain e tij u gjykua edhe nipi i tij Hani al-Khudari ndaj të cilëve u drejtuan akuzat për "anëtarësim në organizatë terroriste dhe sigurimin e mbështetjes financiare për organizatën". Sipas tij, seanca e dytë gjyqësore për Khudari-n do të mbahet më 5 maj.
Lëvizja Hamas më 9 shtator 2019 njoftoi arrestimin e Muhhammad Al-Khudari dhe djalit të tij, duke bërë të ditur se Muhhammad Al-Khudari është nga kuadri udhëheqës i organizatës dhe është "përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve" me Arabinë Saudite dhe se këtë detyrë e kryen prej 20 vitesh.
Gjithashtu edhe në një deklaratë më 6 shtator 2019 nga Observatori Euro-Mesdhetar për të drejtat e njeriut me qendër në Gjenevë, ishte informuar se Arabia Saudite mban në paraburgim pa ndonjë arsye 60 palestinezë, përfshirë edhe Khudari-n.