Eshat Fırat
18 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
JERUSALEM (AA) - Komiteti i Lartë i Çështjeve të Arabëve në Izrael ka bërë thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për qytetarët arabë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i këtij komiteti, Muhammed Bereket, në një deklaratë me shkrim i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mbrojnë qytetarët arabë nga veprimet "armiqësore" në vend me urdhër të Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Duke vënë në dukje shembjen e 11 shtëpive në qytetin Kalansuva, Bereket në deklaratën e tij shkruan: "Shikojmë që nga java e shkuar deri më tani veprimet armiqësore ndaj qytetarëve arabë kanë shkuar në rritje. Deklarata e Netanyahut në lidhje me këtë çështje pas krimit e tregon qartë këtë gjë. Ai deklaroi që do të rrisin veprimet e tilla. Ajo që ndodhi sot në fshatin Ummu'l Huran është një produkt i kësaj deklarate."
Bereket i ka bërë thirrje të gjithë shoqërisë civile të dalë në rrugë dhe të protestojë kundër këtyr eveprimeve. "Nuk ka kohë të presim. Duhet të dalim në çdo fshat dhe në çdo qytet në rrugë kundër këtyre veprimeve", ka thënë ai.
Si pasojë e ngjarjeve të dhunshme gjatë një bastisje të ushtarëve izraelitë në fshatin Umu'l Huran në Shkretëtirën e Negevit, një qytetar arab dhe një ushtar mbetën të vrarë.
Në Izrael 2 milionë banorë nga 8.5 që ka vendi gjithsej janë arabë. Ata janë qytetarë të cilët preferuan të qëndrojnë edhe pas pushtimeve të Izraelit në vitin 1948 në vend duke marrë kështu nënshtetësinë izraelite. Tel Aviv-i zyrtar i quan ata si izraelitë arabë.