Ömer Yetkin Acar
15 Janar 2017•Përditësim: 15 Janar 2017
SAO PAULO (AA) - Në një rajon policie në Santo Antonio, rreth 185 kilometra larg qytetit Salvador të rajonit Bahia në Brazil, 21 persona që do të dërgoheshin në burg janë arratisur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në lidhje me ngjarjen, policia e Bahia-s ka thënë se pas arratisjes forcat policore kanë nisur një operacion të gjerë, ku në këtë kuadër janë arrestuar 6 të arratisur.
Policia ka thënë se 3 gratë që ndodheshin në dhomat e paraburgimit nuk kanë marrë pjesë në arratisje, ndërsa duke dhënë detaje për arratisjen e 21 personave të tjerë thuhet se ato kanë ikur duke hequr hekurat e dritareve të dhomave të burgut dhe më pas kanë shkatërruar kuçet e dyerve.