Haydar Hadi
15 Janar 2017•Përditësim: 15 Janar 2017
BAGDAD (AA) – Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në një sulm të kryer në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë burimet nga forcat e sigurisë, sulmi është kryer me aktivizimin e auto-bombës, ndërsa objektivi ishte një klub nate në kryeqytetin e Irakut.
Bagdadi shpesh është skenë e përleshjeve dhe bombardimeve. Zyrtarët irakian thonë se pas sulmit qëndron organizata terroriste DEASH dhe grupe të tjera që veprojnë me ta.