Büşra Selvi Öğütcen
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
SANTIAGO (AA) - Si pasojë e trazirave në një burg në Brazil, ku të burgosurit i kanë vënë zjarrin ambienteve ku qëndronin, të paktën 4 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjarja ka ndodhur në burgun Getulio Vargas, në rajonin Rio Grande do Sul, në jug të vendit. Të burgosurit kanë protestuar kundër anulimit të takimeve me të afërmit.