Cüneyt Karadağ
25 Mars 2016•Përditësim: 25 Mars 2016
BERLIN (AA) - Një person është ndaluar nga policia gjermane sot në qytetin e Düsseldorf, si i dyshuar për sulmet e kryera në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit të lajmeve, Spiegel, thuhet se personi i ndaluar, Samir E, është një nga personat e depërtuar nga Turqia vitin e kaluar bashkë me, İbrahim el-Bakraoui i cili ishte dhe kamikazi që hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit.
Ndërkohë Prokuroria e Düsseldorf-it njoftoi se është ndaluar një person i cili po përgatitej për organizimin e një sulmi të dhunshëm, por nuk dha detaje të tjera.