Ekip
25 Mars 2016•Përditësim: 26 Mars 2016
KUALA LUMPUR (AA) – Ministri i Malajzisë ka njoftuar se rreth 100 anije kineze janë zbuluar se kanë cenuar hapësirën detare në ujërat e arqipelagut të afërt në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Shahidan Kassim, ministër në Departamentin e Kryeministrit, tha se agjencia detare e mbështejes së Malajzisë (MMEA) ishte urdhëruar që të monitorojë situatën në afërsi të ujërave të cekta-Luconia, të njohura si Beting Patingga Ali në Malajzi, raportuan media lokale të premten.
"Tre anije të MMEA-së janë vendosur në zonë. Flota ushtarake detare Mbretërore e Malajzisë gjithashtu ndodhet atje", theksoi ministri të enjten.
"Një avion luftarak ka kryer vëzhgimin ajror të asaj zone dhe gjeti një grup të peshkatarëve kinezë atje", tha ai.