Recep Şakar
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
MELBURN (AA) – Në aksidentet në shtetin federal australian Viktoria, të shkaktuara nga erërat e forta, jetën e ka humbur një person, ndërsa sipas raporteve paraprake janë plagosur të paktën gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Shërbimit zjarrfikës të Victoria-s thuhet se në aksidentin që ka ndodhur me rastin e rrëzimit të një peme mbi shtëpi, jetën ka humbur një grua 50 vjeçare ndërsa në aksidente në mbarë vendin janë plagosur gjashtë persona, duke përfshirë edhe një zjarrfikës.
Era me fuqi prej 100 kilometra në orë ka rrëzuar pemët dhe ka shkaktuar ndërprerje në furnizim me energji elektrike, ndërsa janë regjistruar edhe vonesa në trafikun ajror.
Meteorologët paralajmëruan se në orët e mbrëmjes erërat e forta do të zëvendësohen me reshje shiu.