Erdoğan Çağatay Zontur
05 Qershor 2019•Përditësim: 06 Qershor 2019
Policia në Australi kreu bastisje në selinë e Korporatës Transmetuese Australiane (ABC) në Sydney pas publikimit të një serie të ngjarjeve të vitit 2017, tha sot korporata transmetuese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në "Dosjen afgane" trupat speciale australiane akuzohen për vrasjen e civilëve në Afganistan.
"Rrëfimet e gazetarëve hulumtues të ABC-së, Dan Oakes dhe Sam Clark zbuluan akuza për vrasje të paligjshme dhe sjellje të pahijshme të forcave speciale australiane në Afganistan, të cilat u bazuan nga qindra faqe të dokumenteve të fshehta të mbrojtjes që rrodhën në ABC", thuhet më tej.
Policia australiane ka një urdhër për kërkime përmes sistemeve të postës elektronike që lidhen me gazetarët dhe po kërkojnë "ruajtjen e të dhënave" në periudhën midis prillit 2016 dhe korrikut 2017, thotë ABC. Policia gjithashtu po kërkon draftet e artikullit, grafikat, shënimet digjitale, vizuele, pamjet televizive të papërpunuara dhe të gjitha versionet e skenarëve që lidhen me rrëfimet.
Menaxhmenti kryesor i ABC-së ngriti shqetësime rreth lirisë së shtypit gjatë bastisjes.
"Ky është një zhvillim serioz dhe ngre shqetësime legjitime lidhur me lirinë e shtypit dhe inspektimin e duhur publik të sigurisë kombëtare dhe çështjeve të mbrojtjes", tha drejtori menaxhues i ABC, David Anderson.
Ai shtoi se: "ABC qëndron me gazetarët e saj, do të mbrojë burimet e saj dhe do të vazhdojë të raportojë pa frikë apo anim ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës kur ka një interes të qartë publik".