Ekip
11 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
MELBURN (AA) - Është e mundur që së shpejti Australia të arrijë marrëveshje për zhvendosjen e refugjatëve me SHBA-të sipas së cilës mund të mbyllen qendrat e refugjatëve në ishujt Manus dhe Nauru, raporton Anadolu Agency (AA).
Çdo propozim që miratohet, do të gjendet para presidentit të ri amerikan Donald Trump, kur të merr detyrën.
Trump gjatë fushatës zgjedhore, bëri thirrje për "ndalim total të hyrjes së muslimanëve në SHBA", kurse refugjatët në këto qendra kryesisht janë muslimanë.
Gazetat australiane sot kanë shkruar se marrëveshja me SHBA-të mund të paralajmërohet në ditët e ardhshme.