Recep Şakar
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
MELBURN (AA) - Kryeministri i Australisë Malcom Turnbull bëri të ditur se me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare dhe parandalimin e hyrjes në vend të anijeve të emigrantëve do të blejë 12 anije anti-nëndetëse P-8A dhe avionë anti-sipërfaqësor në vlerë prej 3.8 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Turnbull i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë një status me titullin “Sigurim i fortë, kufij të sigurtë” ka bërë të ditur se kanë marrë avionin e parë nga gjithsej 12 avionët të cilët do të bëhen pjesë e forcave të armatosura ajrore të Australisë.
Turnbull në lidhje me marrjen e avionëve të cilët prodhohen nga Boeing tha se “Do të kenë një rol vital në marrjen nën kontroll të kufijve të Australisë, në përforcimin e aftësive mbikëqyrëse detare si dhe në luftën kundër tregtisë me njerëz".
Qeveria e Australisë arreston refugjatët të cilat arrijnë në vend nëpërmjet anijeve të vogla dhe i dërgon në kampin Manus dhe Nauru. Qeveria shpesh herë ka deklaruar që refugjatët e arrestuar asnjëherë nuk do të pranohen në Australi.