İdris Okuducu
16 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Organizata terroriste DEASH ka shembur të gjitha ndërtesat në qytetin antik të Irakut, Nimrudit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi i AA ka xhiruar qytetin antik të Nimrudit, i cili u mor nën kontroll nga ushtria irakiane 3 ditë më parë. Ai ndodhet në juglindje të qytetit të Mosulit dhe shtrihet në afërsi të lumit Dixhle.
Qyteti i mbetur nga koha e asirianëve, krahas shumë varreve të mbretërve kishte edhe një figurë të një luani me dy krahë. Ndërkohë në qytet nuk ka mbetur as edhe një skulpturë në këmbë.
"DEASH-i shkatërroi çdo gjë"
Në një deklaratë për AA, një qytetar i qytetit Nimrud dhe njëkohësisht komandant i një fisi, Shejh, Halid el-Xhuburi, u shpreh se DEASH-i ka shkatërruar çdo gjë përmes lëndëve plasëse në këtë qytet.