Hakan Ceyhan Aydoğan
16 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi dekretin që vendi i tij mos të jetë palë në Statutin e Romës, i cili është dokumenti themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të Kremlinit, Putin dekretin që parashikon tërheqjen e Rusisë nga kjo gjykatë e ka nënshkruar me rekomandimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe me aprovimin e Ministrisë së Jashtme. Putin me dekretin në fjalë gjithashtu dha udhëzimin që të informohet Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me çështjen.