Gözde Bayar
25 Janar 2021•Përditësim: 25 Janar 2021
Ushtria irakiane të dielën tha se dy shtetas irakianë kryen sulmin e dyfishtë vetëvrasës që tronditi tregun e frekuentuar në Bagdad më 21 janar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për televizionin shtetëror, Yahya Rasul, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Irakut, ndau zhvillimet e fundit mbi sulmin.
"Informacioni i marrë nga policia në lidhje me sulmin tregon se autorët ishin shtetas irakianë", tha Rasul.
Duke nënvizuar se ka qindra terroristë në zonat malore në Irak, ai tha se Siria në verilindje është ende e pasigurt dhe terroristët kanë depërtuar nga atje në këtë vend.
Dy sulmuesit vetëvrasës shpërthyen eksplozivët në një zonë afër Sheshit al-Tayaran të Bagdadit, duke shkaktuar 32 të vdekur dhe 110 të tjerë të plagosur.
DEASH mori përsipër përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.