Hakan Ceyhan Aydoğan
06 qershor 2017•Përditësim: 07 qershor 2017
MOSKË (AA) - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi se është bërë fluturim parandalues nga ana e avionit rus kundrejt avionit bombardues strategjik amerikan të llojit B-52, mbi Detin Baltik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se pasi që është identifikuar një avion që lëviz përgjatë kufirit të Rusisë mbi Detin Baltik, është ngritur një avion i llojit Su-27 nga baza më e afërt në rajon.
Theksohet se avioni rus e ka shoqëruar nga një distancë e sigurt avionin bombardues strategjik amerikan të llojit B-52, derisa të largohet nga kufijtë e Rusisë.
Avionët luftarak rusë edhe në muajin maj ishin ngritur për një avion amerikan në Detin e Zi i cili ishte afruar kufirit rus.