Rahmi Gündüz
09 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian njoftoi se avionët luftarakë të vendit të tij ditën e dielë kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri francez ka njoftuar se avionët luftarakë të vendit kanë goditur depot e furnizimit të naftës të cilat janë nën kontrollin e DAESH-it.
Le Drian në një konferencë për shtyp të mbajtur në Forumin Ndërkombëtarë në Dakar me temë "Paqja dhe siguria në Afrikë" ka bërë disa deklarata të rëndësishme. Ai u shpreh se "ditën e djeshme janë bombarduar depot e furnizimit me karburant të cilat janë nën kontrollin e DAESH-it në rajonin Dejr-Ez Zor në afërsi të kufirit me Irakun në lindje të Sirisë".
Franca e cila nisi në muajin shtator sulmet ajrore kundrejt DAESH-it në Siri, më parë godiste vetëm kampet e trajnimit të armëve të organizatës.