Halit Süleyman
14 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
HALEP/IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë në rajonet Hajan të Halepit dhe në zonat periferike të Idlibit humbin jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Halep mësohet se avionët luftarakë rusë kanë goditur vendbanimet në rajonin Hajan në Halep të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve. Zyrtarët e Mbrojtjes Civile duke theksuar se gjatë sulmeve kanë humbur jetën 7 persona, u shprehën se të plagosurit janë nxjerrë nga rrënojat me mundësi të kufizuara.
- "Avionët rusë bombarduan njerëzit që po përpiqeshin të nxirrnin të tjerët që kishin mbetur nën rrënoja"-
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.