Kaamil Ahmed
14 Tetor 2015•Përditësim: 14 Tetor 2015
JERUSALEM (AA) – Disa lagje në Jerusalemin Lindor nga e merkura e tutje do të jenë të mbyllura dhe të rrethuara nga forcat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo masë, e cila u miratua të mërkuren në mëngjes nga Kabineti izraelit për siguri, lejon policinë të vendosë se cilat pjesë të qytetit do t'i mbyllë pas përleshjeve të përditshme ndërmjet të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë që nga fillimi i tetorit. Nga ushtria izraelite konfirmuan se do të dërgojë gjashtë njësitë e saj për të mbështetur policinë izraelite.
Duke kujtuar përleshjet e fundit midis palestinezëve dhe izraelitëve, kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu tha para parlamentit të vendit, Knesset, se do të "qërojnë hesapet me sulmuesit që vrasin qytetarë të Izraelit".
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.