Gözde Bayar
28 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Azerbajxhani shënoi sot 102-vjetorin e Ditës së Republikës së saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pjesë e festimeve, presidenti Ilham Aliyev mori pjesë në ceremoninë e mbajtur përpara Monumentit të Republikës dhe vendosi një kurorë lulesh.
Shumë udhëheqës, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe organizata ndërkombëtare i dërguan mesazhe urimi presidentit azerbejxhanas.
Më 28 maj të vitit 1918, Këshilli Kombëtar i Azerbajxhanit, i kryesuar nga Mammad Amin Rasulzadeh shpalli Republikën e pavarur Demokratike të Azerbajxhanit, në Tbilisi, Gjeorgji.
Në të njëjtin vit, Shteti Osman dhe Azerbajxhani i sapoformuar nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi. Rasulzadeh e nënshkroi marrëveshjen në emër të Azerbajxhanit.
Më vonë në vitin 1918, Ushtria Islame e Kaukazit e mori Bakun nga bandat armene dhe bolshevikët.
Azerbajxhani fillimisht shpalli pavarësinë nga regjimi carist rus por u pushtua nga Bashkimi Sovjetik pas një periudhe të shkurtër dy vjeçare.
E konsideruar si republika e parë demokratike e Lindjes, Azerbajxhani bëri reforma në shumë fusha, përfshirë lirinë e arsimit, fenë dhe ndërgjegjen.
Në Deklaratën e Pavarësisë, vendi u dha të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve, pavarësisht racës, fesë, sektit ose gjinisë.