Ruslan Rehimov
08 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Azerbajxhani ka tërhequr për konsultime ambasadorin nga Greqia, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë i janë paraqitur informacione se në rajon, përfshirë edhe shtetas grekë me origjinë armene kanë mbërritur për të luftuar në kuadër të sulmeve që ushtria e Armenisë ndërmori më 27 shtator ndaj Azerbajxhanit", thuhet në deklaratën e MPJ të Azerbajxhanit.
Më tej në deklaratë theksohet se nga Greqia është kërkuar që të hetojë këto informacione dhe të informojë Azerbajxhanin.
"Greqia tërhoqi ambasadorin e saj në Baku për konsultime", bëhet e ditur në deklaratën në të cilën ndahet informacioni se edhe Azerbajxhani ka tërhequr për të njëjtën arsye ambasadorin e saj në Athinë.