Ahmet Sait Akçay
16 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
BAGDAD (AA) - Bagdadi u trondit dje nga disa shpërthime, prej të cilave mbetën të vrarë mbi 20 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 18 vetë u vranë dhe 32 u plagosën në sulmin e djeshëm vetëvrasës me makinë bombë, që ndodhi në qarkun verior të Bagdadit, Taxhi.
Shefi i policisë së qarkut Taxhi, Miqdam Mohamad, thapër AA se shpërthimi ndodhi para një fabrike. Sipas tij, në mesin e 18 të vdekurve, tetë janë ushtarë ndërsa nga të plagosurit është edhe një polic.