Nour Mahd Ali Abu Aisha,Hacer Başer
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
GAZA (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- moon tha se vazhdimi i bllokadës kundrejt Gazës mund të shtojë aktet e dhunës mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ban Ki- moon në një konferencë për media në shkollën fillore Zejtin që i përket UNRWA-së ka theksuar se bllokada ka mbytur Gazën dhe ka shprehur se është e pamundur vazhdimi i kësaj situate. Sipas tij, në rast se bllokada do të vazhdojë mund të shtojë sërish aktet e dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Ndër të tjera pasi shprehu kënaqësinë që ka dëgjuar për fillimin e rindërtimeve për eliminimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të sulmeve të Izraelit në vitin 2014, Sekretari Ban shprehu falënderimet për vendet donatore që kanë kntribuar në ndërtimin e ndëtesave të shtëpive dhe të shkollave.
"Kem mundur të rindërtojmë shtëpitë por a mund të themi të njëjtën gjë për jetën këtu? A mund të shërojmë plagët që ka hapur lufta? A mund të gjykojmë pesonat përgjegjës të këtyre akteve të kryera padrejtësisht?", tha Ban Ki- moon duke e cilësuar "ndëshkim masiv" bllokadën që vazhdon nga Izraeli që prej 10 vitesh e këtej.