Amina Zorniç
28 Qershor 2016•Përditësim: 29 Qershor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) - Gjashtë javë para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, Brazil ende nuk ka miratuar fondet për shtimin e masave dhe të transportit të pjesëmarrësve të këtij eventi të madh, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i Rio de Janeiro-s, Francisco Dornelles në një intervistë për gazetën "O Globe" tha se Brazili ndodhet në një situatë shumë të rëndë ekonomike.
"Jam optimist i madh, por duhet të jemi realist. Këto Lojërat Olimpike mund të jenë të mëdha, por nëse ne nuk marrim disa hapa, Lojërat Olimpike mund përfundojnë si dështim i madh", tha Dornelles.
Organizatorët e Olimpiadës në Rio janë përballur me shqetësimet në lidhje me virusin e rrezikshëm Zika, skandalin e dopingut të shkaktuar nga mos funksionimi i laboratorit për testim, shkallës së lartë të krimit dhe përplasjeve politike të zyrtarëve më të lartë politike në vend në rastin e shkarkimit të Presidentes aktuale Dilma Rousseff.