Murat Karadağ
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon, ka bërë të ditur se pas përfundimit të detyrës së Sekretarit të përgjithshëm do të kthehet në Korenë e Jugut dhe do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë Yonhap thuhet se Ban, detyra e të cilit si Sekretar i përgjithshëm do të përfundojë më 31 dhjetor, është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar vendin e tij nëse ka nevojë. Në një deklaratë për përfaqësuesit e mediave në New York Ban është shprehur se “Nëse kombit tim i nevojitet ndihmë, do ta sakrifikoja veten”.
Në pyetjen e gazetarëve “A do të kandidojë për president të Koresë së Jugut?”, Ban ka thënë se ende nuk e ka dhënë vendimin përfundimtar se në cilën fushë do të mund t’i shërbente shtetit të tij.
“Në lidhje me atë se çfarë do të bëj, do të marr vendim pasi të bisedoj me bashkëkombësit e mi dhe t’i dëgjoj mendimet e tyre. Ajo që ka rëndësi janë mendimet e tyre”, ka vënë në pah Ban.