Mustafa Keleş
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
NEW YORK (AA) - Sistemi kompleks zgjedhor presidencial në SHBA siç u pa edhe në zgjedhjet e fundit e bën të pamundur zgjedhjen për president të kandidatit që merr më shumë vota dhe kjo ka shkaktuar kërkesat për ndryshimin e këtij sistemi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet presidenciale në SHBA zhvillohen në dy faza, ku në njërën anë populli voton duke përcaktuar delegatët zgjedhorë dhe më pas këta delegatë votojnë për përcaktimin e presidentit.
Donald Trump në një takim ditë më parë të Kolegjit Zgjedhor, nga 538 delegatë mori 304 vota ku në këtë mënyrë siguroi presidencën.
Sipas rezultateve jo zyrtare të zgjedhjeve më 8 nëntor në SHBA demokratja Hillary Clinton pavarësisht se mori 2.8 milionë vota më shumë se Trump, ajo arriti të nxjerrë votat e vetëm 232 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor ku dhe kjo gjë ka sjellë një diskutim mbi funksionimin e sistemit.
Nga New York Times "thirrje për ndryshim"
Gazeta New York Times (NYT) e cila gjatë fushatës parazgjedhore ka mbështur Clinton dhe ka kritikuar ashpër Trumpin në një artikull kryesor ka bërë thirrje për ndryshimin e sistemit.
Në shkrimin e Bordit editorial thuhet: "Po, sipas rregullave ka fituar Trump por këto rregulla duhet të ndryshohen në mënyrë që të reflektojnë vullnetin e popullit amerikan dhe të ofrojnë një demokraci më pjesëmarrëse".
Në artikull mes tjerash thuhet se kjo do të sigurojë barazinë e të gjithë amerikanëve pavarësisht se ku jetojnë pasi populli duhet të votojë drejtpërdrejt presidentin dhe president të zgjidhet ai që merr më shumë vota.
Ndër të tjera theksohet se populli amerikan dëshiron ndryshimin e sistemit që në votimet tjera të jetë fitues ai që merr më shumë vota. Në sondazhet e zhvilluara në të gjithë vendin lidhur me këtë çështje ka një mbështetje rreth 70 përqind.
Gjithashtu, edhe Trump i cili është zgjedhur president, pas votimeve më 6 nëntor 2012 ku fitues ishte Barack Obama nga Twitteri i tij kishte publikuar "Kolegji Zgjedhor është një fatkeqësi për demokracinë".