Betül Yürük
01 Nëntor 2015•Përditësim: 01 Nëntor 2015
GJENEVË (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, (UN) Ban Ki-moon, deklaroi se për fatin e presidentit Bashar Al-Asad do të vendosë populli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ban në selinë e OKB-së në Zhenevë u takua me presidentin e komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurero, me të cilin kanë dikutuar për krizat globale dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.
Pas takimit, Ban rikujtoi faktin e rritjes së numrit të sulmeve ajrore në zonat e okupuara në Siri dhe apeloi për ndërprerje të dhunës. Siç tha ai, askund në botë, prandaj as në Siri, kriza nuk do të zgjidhet me metoda luftarake.
I pyetur për fatin e Asadit, Ban tha se vendimin do ta japë populli i Sirisë.
"Për këtë është folur edhe në Vjenë. Padyshim se kjo çështje duhet diskutuar bashkë me nisjen e procesit politik për rivendosjen e paqes në tërë shtetin", tha Sekretari i Përgjitshëm i Kombeve të Bashkuara.