Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Ndihma ndërkombëtare për viktimat e luftës pesëvjeçare në Siri deri më tani kryesisht ka dështuar. Megjithatë, organizatorët e konferencës së donatorëve që do të mbahet të enjten, shpresojnë se bota kësaj radhe do të tregojë bujarinë e saj, edhe pse pritjet janë të mëdha, pasi që vlerësohet se për të ndihmuar sirianët brenda dhe jashtë vendit nevojiten rreth nëntë miliardë dollarë për vitin 2016, raportet Anadolu Agency (AA).
Pritjet bazohen në debatet për ndihmë nga vitet e mëparshme, por edhe tek migrimet kaotikë të mijëra sirianëve të dëshpëruar që janë drejtuar për në Evropë.
Vendet donatore janë duke u përpjekur që të ngadalësojnë hyrjet për të mbrojtur interesat e tyre në përputhje me parimet e solidaritetit ndërkombëtar, që janë të qarta - nëse japin më shumë dhe të hollat i shpenzojnë për kujdesin e refugjatëve, do të lehtësojnë barrën nën të cilat ndodhen vendet në Lindjen e Mesme.