Ayşe Aktaş
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
DHAKA (AA) - Numri i të vdekurve në juglindje të Bangladeshit si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat e dendur është rritur në të paktën 68 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat lokale, reshjet e dendura në pjesët juglindore të vendit kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në rajonet malore. Pas reshjeve shumë shtëpi kanë mbetur nën tokë. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën të paktën 68 persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.
Zëdhënësi i ushtrisë, Rezaul Karim, tha se pas rrëshqitjes së tokës në afërsi të një autostrade kanë humbur jetën dy persona nga ekipi për kërkimshpëtim dhe 2 ushtarë, ndërsa janë plagosur 5 ushtarë dhe 2 persona ende janë të humbur.
Theksohet se në rajonin Rangamati 35, në Chittagong 23 dhe Bandarban 10 persona kanë humbur jetën.
Në rajonin e fatkeqësisë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.