Cüneyt Karadağ
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
BERLIN (AA) - Pas vendimit për daljen nga Bashkimi Evropian (BE) të Britanisë së Madhe përmes procesit që njihet si Brexit, numri i britanikëve që marrin nënshtetësinë gjermane çdo ditë e më shumë rritet, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Statistikave Federale të Gjermanisë, ka konfirmuar se gjatë vitit 2016, 110.400 të huaj kanë marrë nënshtetësinë gjermane.
Ndërsa thuhet se 2.865 prej tyre janë shtetas britanikë. Në vitin 2015 numri i britanikëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane ishte 622.
Në këtë mënyrë për një vit, numri i britanikëve që zgjodhën të marrin nënshtetësi gjermane u rrit me 361 për qind.