Alma Çekovic
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
BERLIN (AA) – Ministria bavareze e Punëve të Brendshme ka filluar një fushatë për të inkurajuar migrantët që t’u bashkohen forcave policore, pa marrë parasysh nëse kanë ose jo shtetësi, raporton Anadolu Agency (AA).
Joachim Herrmann, ministri bavarez i Punëve të Brendshme, deklaroi se fushata ka për qëllim që të përmirësojë shkallën e zgjidhjes me sukses të krimeve në policinë bavareze, shkruan gazeta gjermane "Munchener Merkur".
“Përvoja ka treguar se migrantët që punojnë si policë kanë lidhje të drejtpërdrejta me bashkësitë e migrantëve, meqë flasin gjuhën e njëjtë dhe më mirë e kuptojnë mentalitetin e tyre. Jam optimist se në këtë mënyrë mund të përmirësojmë aftësinë tonë të zgjidhjes së krimeve dhe uljen e konflikteve”, deklaroi Herrmann.