Mücahithan Avcıoğlu
19 Mars 2025•Përditësim: 20 Mars 2025
Bashkimi Evropian (BE) ka akuzuar kompaninë mëmë Alphabet Inc. të Google për shkelje të rregullave të bllokut lidhur me Google Search dhe Google Play, transmeton Anadolu.
Në kuadër të hetimit për kompaninë Alphabet Inc., Komisioni Evropian dërgoi gjetjet paraprake se dy shërbimet e kompanisë nuk përputhen me Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA).
Komisioni Evropian theksoi se disa veçori dhe funksionalitete të Google Search i trajtuan shërbimet e Alphabet në mënyrë më të favorshme ndaj konkurrentëve, ndërkohë dështuan të sigurojnë trajtim transparent, të drejtë dhe jo-diskriminues shërbimeve të palëve të treta, siç parashikohet në rregullat e BE-së.
Opinioni paraprak gjithashtu tha se Google Play nuk përputhet me rregullat, sepse pengon zhvilluesit e aplikacioneve në mënyrë të lirë t’i drejtojnë konsumatorët në kanale të tjera për oferta më të mira që dërgohen në Alphabet.
Reagimi i Komisionit Evropian theksoi se nëse këto pikëpamje konfirmohen, mund të merret një vendim për mos përputhje ndaj rregullave.
Në muajin mars të vitit të kaluar, Komisioni i BE-së nisi një hetim për pajtueshmërinë e Alphabet me rregullat e BE-së për referimet në Google Play dhe preferencat në Google Search.
Në rast të shkeljeve të rregullave digjitale të BE-së, mund të vendoset një gjobë deri në 10 për qind të xhiros totale të kompanisë.
Më parë, BE-ja ka gjobitur kompaninë Google më shumë se 8 miliardë euro.