Ilgın Karlıdağ
19 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) – Liderët e Bashkimit Evropian thonë se bashkëpunimi me Turqinë për të zgjidhur krizën më të madhe me të cilën përballet Evropa pas Luftës së Dytë Botërore, është një prioritet për Unionin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Implementimi i plotë dhe i shpejtë i planit BE-Turqi mbetet një prioritet në mënyrë që të ndalim fluksin e refugjatëve dhe të luftojmë rrjetin e trafikimit me njerëz” thuhet në deklaratën e krerëve të qeverive të BE-së pas takimit të mbajtur në Bruksel.
"Fluksi i migrantëve të cilët arrijnë në Greqi nga Turqia akoma është i lartë” thanë liderët sipas të cilëve nevojitet një ulje e numrit të refugjatëve të cilët hyjnë në Turqi dhe më vonë në BE.