Ekip
25 Korrik 2017•Përditësim: 26 Korrik 2017
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian dhe Egjipti janë zotuar se bashkarisht do të punojnë në zhvillimin e ekonomisë, promovimin e stabilitetit, kundërvënien ndaj ekstremizmit dhe menaxhimin e valës së migracionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së dhe Sameh Shoukry, ministër i Punëve të Jashtme të Egjiptit u dakorduan lidhur me çështjet në të cilat do të fokusohen në tre vitet e ardhshme në marrëdhëniet bilaterale të të dyja palëve.
Egjipti është partner i rëndësishëm i BE-së në luftimin e terrorizmit dhe kontrollin e fluksit të migracionit nga Afrika dhe Lindja e Afërt në Evropë.