Ekip
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
BRUKSEL (AA) – Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë që të fillojë negociata për arritjen e marrëveshjes me Nigerinë për kthimin e migrantëve nigerianë që nuk përmbushin kushtet për të qëndruar në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni në njoftimin e publikuar të mërkurën theksoi se ky hap siguron që kthimi të bëhet shpejtë dhe në mënyrë efikase në pajtim me marrëveshjen për riatdhesim e cila do të respektojë të drejtën ndërkombëtare.