Ekip
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
BERLIN (AA) - Koalicioni qeverisës në Gjermani ka rënë dakord për të shfuqizuar rregullin sipas të cilit operatorët e rrjeteve private Wi-Fi ishin përgjegjëse për shkarkim të paligjshëm dhe shkelje të tjera nga përdoruesit. Kjo hapi rrugën për hapjen e rrjeteve në lokale, restorante dhe hotele, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Maas ka shkruar të mërkurën në profilin e tij në Twitter: "Më në fund hapet rruga për më shumë rrjete Wi-Fi pa pagesë". Ai shtoi se vendimi për heqjen e rregullave rigoroze erdhi vonë, por ishte një hap shumë i rëndësishëm.
Ndryshimet do të lehtësojë operatorët Wi-Fi që të sigurojnë qasje në internet pa kode dhe barriera të tjera teknike. Parashihet që vendimi për heqjen e rregullave të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti.