Ömer Tuğrul Çam
03 Nëntor 2022•Përditësim: 03 Nëntor 2022
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell tha se BE-ja u është mirënjohëse OKB-së dhe Türkiye-s për rolin e tyre në kthimin e Rusisë në marrëveshjen e Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga media sociale, Borrell tha se "BE-ja u është mirënjohëse OKB-së dhe Türkiye-s për shkak të roleve të tyre në vendimin e Rusisë për rikthim në Iniciativën e Drithit në Detin e Zi".
"Ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si një armë lufte", theksoi Borrell i cili akuzoi Rusinë për nxitje të krizës globale ushqimore dhe vuri në dukje se eksporti i drithit bart një rëndësi jetike në parandalimin e krizës.
Ai ftoi të gjitha palët që të rinovojnë marrëveshjen për korridorin e drithit në Detin e Zi.
Rusia më 29 tetor njoftoi pezullimin e marrëveshjes lidhur me daljen e eksportin e drithit nga Ukraina.
Ministria e Jashtme ruse e akuzoi Ukrainën për abuzim me korridorin humanitar të formuar për eksportin e drithit dhe për kryerjen e sulmeve ajrore dhe detare me mjete ajrore pa pilot kundër infrastrukturës dhe flotës së anijeve ruse të Deti të Zi në bazën detare në Sivastopol.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë dje njoftoi se korridori i drithit është rihapur ashtu si më parë.
"Moska i konsideron si të mjaftueshme garancitë që ka marrë dhe se qeveria ruse do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e drithit", tha Ministria ruse e Mbrojtjes.