Ömer Tuğrul Çam
10 Shkurt 2023•Përditësim: 10 Shkurt 2023
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se i shprehin ngushëllimet Türkiye-s për viktimat e tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş që cilësohet si "fatkeqësia e shekullit" dhe theksoi se janë të gatshëm të mobilizojnë të gjitha mundësitë e tyre për ndihmë për të prekurit e tërmetit, transmeton Anadolu.
Fillimin e konferencën për media në përfundimin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që u mbajt në Bruksel, Michel e ndau për tërmetet në Türkiye.
Ai përcolli ngushëllimet për personat që humbën jetën në Türkiye dhe Siri si pasojë e tërmeteve. "Dëshiroj të shpreh vendosmërinë tonë si BE dhe vende anëtare për të mbështetur të prekurit nga tërmeti dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit", tha Michel.
Duke rikujtuar se gjatë Samitit të Liderëve të BE-së i kanë dërguar presidentit Recep Tayyip Erdoğan një letër të nënshkruar nga liderët e vendeve të BE-së, Michel tha se janë të gatshëm të mobilizojnë të gjitha mundësitë e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Ai potencoi se së shpejti në Bruksel do të organizojnë një konferencë donatorësh për ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti.
Liderët e vendeve të BE-së e filluan mbledhjen e samitit në Bruksel me një minutë heshtje në nder të personave që humbën jetën nga tërmetet. Liderët nënshkruan dhe dërguan një letër drejtuar presidentit Erdoğan në të cilën i përcollën ngushëllimet e tyre dhe shprehën mesazh solidariteti.