Ajdin Aliji
24 Dhjetor 2024•Përditësim: 26 Dhjetor 2024
Shtëpitë e vjetra, Yalıboyu në dy anët e lumit Yeşilırmak që kalon përmes qytetit të Amasyas në Türkiye, mahnitin vizitorët me bukurinë e saj unike, raporton Anadolu.
Qyteti Amasya, një nga qendrat e rëndësishme të turizmit kulturor dhe e njohur si "qyteti i princave", ka malin Harşena, e cila është përfshirë në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me Mazoleumet e Mbretërve të Pontusit (shkëmbinjtë), muzetë, Kompleksin Sulltan Bajazid II, Pallatin e Vajzave dhe rrugët e saj me aromë autentike përmban një histori 8.500 vjeçare.
Shtëpitë Yalıboyu, të rreshtuara në të dy anët e lumit Yeşilırmak, që kalon në mes të qytetit, ofrojnë atmosferë fantastike për vizitorët.
Shtëpitë e vjetra janë të rregulluara ngjitur me njëra-tjetrën, me një ose dy kate mbi bodrum. Shtëpitë në përgjithësi kanë oborre dhe kopshte. Pusi i ujit dhe oxhaku janë detajet e para që bien në sy në oborrin e këtyre shtëpive.