Qais Omar Darwesh Omar,Mahmut Geldi
10 Shkurt 2023•Përditësim: 13 Shkurt 2023
Një palestinez ka vdekur në një burg të Izraelit për shkak të "neglizhencës mjekësore", transmeton Anadolu.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë ka dhënë një deklaratë me shkrim rreth këtij rasti.
Në deklaratë thuhet se 48-vjeçari Ahmed Abu Ali, i ndaluar në Izrael, ka ndërruar jetë në spitalin Soroka.
Sipas deklaratës, i burgosuri palestinez Abu Ali humbi jetën pasi u dërgua në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua gjatë natës dhe autoritetet izraelite u akuzuan për "vrasjen e Abu Aliut për shkak të neglizhencës mjekësore".
Në deklaratë thuhet se numri i palestinezëve që humbën jetën në burgjet izraelite që nga viti 1967 me vdekjen e Ebu Aliut është rritur në 235 dhe theksohet se shumica e tyre kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të ndryshme në burgje dhe për shkak të "neglizhencës mjekësore".
Abu Ali, një banor i qytetit Yata në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor të pushtuar, ishte arrestuar në Izrael në vitin 2012 dhe u dënua me 12 vjet burg.